Ndërlidhjet

I zgjatet jeta Stacionit të Hapësirës


Ilustrim
Ilustrim
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës do të vazhdojë operacionet edhe për katër vjet shtesë, përkatësisht deri më 2024.

Njoftimi është bërë nga agjencia amerikane e hapësirës, NASA.

Stacioni orbital, prej 100 miliardë dollarësh, ka qenë operacional për 15 vjet dhe është dashur të operojë deri më 2020.

Dhjetëra vende marrin pjesë në laboratorin orbital, i cili ka gjatësinë e një fushe të futbollit, apo më shumë se 100 metra.

Stacioni i Hapësirës mirëmbahet ga një ekip rotativ i gjashtë astronautëve dhe kozmonautëve nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Evropa, Kanadaja dhe Japonia.
XS
SM
MD
LG