Ndërlidhjet

Putin e Rohani flasin për negociatat bërthamore, Sirinë...


Foto arkivi
Foto arkivi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij iranian, Hassan Rohani, kanë bidesuar përmes telefonit për negociatat midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botëore, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike, si dhe për konferencën e paqes për Sirinë.

Kremlini ka thënë se dy udhëheqësit kanë folur edhte për “çështjet aktuale ndërkombëtare”.

Bisedimet ndërkombëtare për konfliktin në Siri pritet të mbahen më 22 janar.

Irani nuk a qenë në listën kryesore të të ftuarve, pavarësisht kërkesës së Rusisë që Teherani të marrë pjesë.

Shtetet e Bashkuara, këtë javë, kanë akuzuar Iranin se ka ndihmuar në brutalizimin e Sirisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Irani mund të luajë rol anësor në konferencë.
XS
SM
MD
LG