Ndërlidhjet

Musharraf urdhërohet të paraqitet në gjykatë


Pervez Musharraf
Pervez Musharraf
Një gjykatë në Pakistan, e cila gjykon ish-presidentin Pervez Musharraf, e ka urdhëruar atë që të paraqitet në seancë dëgjimore, javën e ardhshme.

Gjykatësit kanë shqyrtuar raportin mjekësor, të lëshuar nga spitali, dhe kanë thënë se ai duhet të paraqitet në gjykatë më 16 janar.

Javën e kaluar, Musharraf është shtruar në një spital ushtarak për shkak të problemeve me zemrën.

Prokuroria ka thënë se “sëmundja e tij është dredhi për të shmangur paraqitjen në gjykatë”.

Musharraf akuzohet për tradhti, për pezullim të Kushtetutës dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në nëntor të vitit 2007.

Musharraf ka thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politiklisht.

Ai po ashtu përballet me disa akuza të tjera, në raste të ndara, që lidhen me sundimin e tij më 1999-2008.
XS
SM
MD
LG