Ndërlidhjet

Khamenei: SHBA, armik i i Iranit dhe Islamit


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se negociatat bërthamore të Republikës Islamike me gjashtë fuqitë botërore kanë zbuluar armiqësinë e Shtetetve të Bashkuara ndaj Iranit.

Komentet e tij janë cituar të enjten, vetëm disa orë para se Irani të niste bisedimet me SHBA-në dhe fuqitë e tjera në Gjenevë.

“Negociatat bërthamore tregojnë armiqësinë e Amerikës kundër Iranit, iranianëve, Islamit dhe myslimanëve”, ka thënë Khamenei.

Ai ka shtuar se Irani ka vendosur të negociojë me SHBA-në, të cilën e ka quajtuar “satan”, vetëm për të penguar “të keqen e saj”.

Bisedimet në Gjenevë synojnë të gjejnë mënyra për zbatimin e marrëveshjes së nëntorit, e cila kërkon nga Irani që të ndalojë disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG