Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Tunizisë


Ali Larayedh
Ali Larayedh
Kryeministri i Tunizisë, Ali Larayedh, ka thënë se jep dorëheqje, në përpjekje për t’i dhënë fund bllokimit politik dhe trazirave në vend.

Dorëheqja e tij, e cila është negociuar me opozitën, do të lejojë një qeveri të përkohshme të pavarur të udhëheqë Tunizinë der në zgjedhjet e reja, që do të mbahen me kushtetutën e re.

Dorëheqja e Larayedhit, anëtar i partisë islamike Ennahda, vjen afro tre vjet pas përmbysjes së diktatorit Zine El Abidine Ben Ali, që ka shënuar edhe fillimin e Pranverës Arabe.
XS
SM
MD
LG