Ndërlidhjet

Franca ekstradon bankierin kazak


Mukhtar Ablyazov
Mukhtar Ablyazov
Drejtësia në Francë ka vendosur që bankieri i arratisur kazak, Mukhtar Ablyazov, të ekstradohet ose në Rusi, ose Ukrainë.

Ablyazov, 50 vjeç, është arrestuar pranë Kanës në korrik dhe qysh atëherë është në paraburgim.

Kazakistani nuk ka marrëveshje ekstradimi me Francën.

Sidoqoftë, edhe Ukraina, edhe Rusia kanë kërkuar ekstradimin e tij.

Ablyazov akuzohet për vjedhjen e 6 miliardë dollarëve derisa ka udhëhequr bankën BTA të Kazakistanit.

Ai insiston se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG