Ndërlidhjet

Lirohet nga Guantanamo Bay ‘truproja’ e bin Laden


Ilustrim
Ilustrim
Një bord vlerësues i Shteteve të Bashkuara ka marr vendim që një 33 vjeçar, që po mbahet në Guantanamo Bay tash e 11 vjet, mund të lirohet nga burgu.

Ky bord ka vlerësuar se Mahmud al Mujahid nuk paraqet më ndonjë rrezik për Shtetet e Bashkuara, andaj edhe vendosi ta liroj.

Ai është një prej dhjeta të tjerëve të cilët para një kohe janë parë si të rrezikshëm për t’u liruar, pasi ndjekja e tyre ligjore ishte e pamundur për shkak të mungesës së provave apo për ndonjë arsye tjetër.

Presidenti Barack Obama ka udhëzuar zyrtarë të administratës së tij që të rishikojnë secilin rast veç e veç, si pjesë e planit të tij për mbylljen e këtij burgu.

Mujahid akuzohet se është luftëtar i Al-Kaidas, dhe truproje e Osama bin Laden, edhe pse në fakt ai nuk është akuzuar kurrë me ndonjë krim.

Rasti i Mujahid është i pari i ndonjë të burgosuri të Guantanamo Bay, i cili është vlerësuar nga ky panel.

Në këtë burg janë duke u mbajtur gjithsej 155 të dyshuar.
XS
SM
MD
LG