Ndërlidhjet

Indi: Nuk ka krizë diplomatike me SHBA-të


Diplomatja Devyani Khobragade
Diplomatja Devyani Khobragade
Ministri i jashtëm i Indisë, Selamn Khurshid, thotë se nuk ka ndonjë “krizë” diplomatike ndërmjet Indisë dhe aleatit të saj tregtar dhe politik, Shtetet e Bashkuara, lidhur me arrestimin dhe kontrollin e një diplomateje të Indisë në Qytetin e Nju Jorkut.

Këto komente zoti Khurshid i bëri sot pas takimit me diplomaten Devyani Khobragade, pas kthimit të saj në Nju Delhi të Indisë.

“Nuk ka krizë. Ka çështje të caktuara të së drejtës vendëse dhe mënyra se si ne e kuptojmë Konventën e Vjenës për të drejtat konsullore dhe natyrisht, pritjet tona për marrëdhënie që përshkruhen si partneritet strategjik. Ne mbesim në bisdime, siç bëjmë me të gjithë miqtë tanë”, tha ministri Khurshid.

Më herët India ka kërkuar që Ambasada e Shteteve të Bashkuara ta tërheq një nga diplomatët e saj nga Nju Delhi, si përgjigje për kthimin e diplomates Khobragade nga Shtetet e Bashkuara.

Khobragade është dënuar nga një juri federale amerikane lidhur me akuza për mashtrime për viza dhe për pagesë të vogël të një kujdestareje.

Diplomatja Khobragade i ka hedhur poshtë akuzat.

Megjithqë akuzat kundër saj ende qëndrojnë, ajo është lejuar të kthehet në shtëpi, në një kompromis të qartë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.
XS
SM
MD
LG