Ndërlidhjet

Ashton: Shqetësim i thellë për vendbanimet e reja izraelite


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me shpalljen e Izraelit për ndërtime të reja.

“Isha thellë e shqetësuar kur dëgjova shpalljen e fundit nga autoritetet izraelite për avancimin e planeve të vendbanimeve edhe njëherë në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor”, thuhet në deklaratën e zonjës Ashton dërguar mediave.

Mëtutje në deklaratë ajo thekson se “vendbanimet janë ilegale sipas së drejtës ndërkombëtare, paraqesin pengesë për paqe dhe kërcënojnë që zgjidhja me dy shtete të bëhet e pamundshme”.

Zonja Ashton ka theksuar se më 26 dhjetor të vitit 2013, “të 28 ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, unanimisht kanë tërhequr vërejten kundër aksioneve, që i shkatërrojnë negociatat aktuale dhe kanë shprehur keqardhje për zgjerimin e vazhdueshëm të vendbanimeve izraelite”.

Ajo ka kërkuar që “Izraeli t’i ndalë të gjitha aktivitetet për vendbanime”.
XS
SM
MD
LG