Ndërlidhjet

Klitschko: Evropa të imponoj sanksione kundër qeverisë


Vitaly Klitschko
Vitaly Klitschko
Lideri opozitar në Ukrainë, Vitaly Klitschko, ka kërkuar nga liderët evropianë që të ndërmarrin sanksione kundër anëtarëve të qeverisë së presidentit , Viktor Yanukovich.

Ish-kampioni botëror i boksit, i cili ka kaluar në politikë, këtë thirrje e ka bërë pasi policia speciale është përleshur me protestuesit të premtën vonë.

Së paku 10 vetë ishin plagosur në përleshjet afër një gjykate në kryeqytetin Kiev. Ndër të plagosurit ishte edhe ish-ministri i brendshëm, Yuri Lutsenko.

Dhuna shpërtheu pasi një gjykatë në Kiev i ka dënuar tre persona me nga 6 vjet burg për akuza se kanë bërë komplot për ta shkatërruar me eksplodim një shtatore të Leninit në vitin 2010.

Ministria e brendshme e Ukrainës tha se ishin lënduar 20 policë.

Duke reaguar ndaj aksionit të policisë speciale, afro 100 vetë kanë marrë pjesë mbrëmë vonë në një protestë me makina, me ç’rast u kanë rënë sirenave të tyre afër policisë speciale në Kiev.
XS
SM
MD
LG