Ndërlidhjet

Izrael: Njerëzit e nderojnë Sharonin në parlament


Ariel Sharon
Ariel Sharon
Kufoma e ish-kryeministrit të Izraelit, Ariel Sharon, i cili vdiq dje në moshën 85 vjeçare, sot është sjellur në Parlamentin e Izraelit, i njohur si Knesset, ku njerëzit i shprehin nderime në heshtje.

Ai vdiq, pasi për tetë vite ishte në gjendje kome.

Pritet që në ceremoninë e nesërme të varrimit do të jetë i pranishëm edhe zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden.

Shumë liderë botërorë kanë reaguar lidhur me vdekjen e Ariel Sharonit.

Presidenti amerikan Barack Obama, e ka përshëndetur dedikimin e të ndjerit Sharon për shtetin izraelit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka karakterizuar ish-kryeministrin Ariel Sharon si “patriot izraelit”.

Ngushëllime për vdekjen e Sharonit kanë shprehur edhe presidenti francez, Francois Hollande, dhe presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.

Grupi palestinez Hamas, nga ana tjetër, ka shpallur se e ka mirëpritur vdekjen e Sharonit, duke e cilësuar atë si “kriminel”.
XS
SM
MD
LG