Ndërlidhjet

Afganistan: Sulm vetëvrasës kundër autobusit me policë


Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan
Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan
Një sulmues vetëvrasës me biçikletë sot e ka sulmuar një autobus të policisë në kryeqytetin Kabul, me ç’rast janë plagosur 6 vetë.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme afgane, Sediq Sediqqi, tha se sulmuesi e ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij në rrugën për Xhalalabad.

Kjo është rruga kryesore në kryeqytetin Kabul dhe është skenë e rregullt e sulmeve të militantëve talibanë gjatë viteve të fundit.

Autobusi i dërgonte policët në shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG