Ndërlidhjet

Filipine: Lëndohen 24 nga shpërthimi në universitet


Ilustrim
Ilustrim
Një sulm i dyshuar me bombë në kampusin e një universiteti në Filipine, ka lënë të paktën 24 njerëz të lënduar – shumë prej tyre në gjendje kritike – përfshirë studentë dhe profesora, njoftoi policia të hënën.

Sipas hetimeve të para, del se një zjarr i qëllimshëm ka kapluar shkollën, që ka shtyrë forcat e sigurisë që të evakuojnë personelin e Kolegjit të Shkencave dhe Teknologjisë Cotabato Foundation, para se bomba të detonohet, thotë policia.

“Flakët kanë marr vëmendjen e zjarrfikësve, mësuesve dhe studentëve, dhe të gjithë ata tash janë të lënduar”, tha një zyrtar i lartë i policisë, në rajonin problematik Mindanao.

Sipas tij 17 nga të lënduarit janë në gjendje kritike dhe se mjekët po luftojnë për jëtët e tyre në spital.

Policia dyshon se shpërthimi është shkaktuar nga një mjet i improvizuar shpërthyes, por ende nuk është përcaktuar saktësisht se për çka bëhet fjalë.

Asnjë grup nuk ka marr ende përgjegjësinë për sulmin, ndërsa policia po mundohet që të gjej motivin e këtij shpërthimi.
XS
SM
MD
LG