Ndërlidhjet

Kerry e Lavrov flasin për armëpushim në Siri


13 janar 2014
13 janar 2014
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë diskutuar mundësinë e organizimit të një armëpushimi në Siri, në prag të konferencës për paqe, e cila do të mbahet javën e ardhshme në Gjenevë.

Duke folur në Paris, pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se armëpushimi do të lokalizohej në qytetin e Alepos.

Kerry dhe Lavrov kanë shfaqur shpresën se armëpushimi mund të zërë ved para konferencës së 22 janarit, së bashku me planet për këmbimin e të burgosurve dhe hapjen e korridoreve humanitare.

Por, Lavrov ka thënë se këto çështje nuk do të jenë parakusht për bisedime.
XS
SM
MD
LG