Ndërlidhjet

Kisha Greke në Ukrainë kërcënohet me padi


Nga protestat pro-evropiane në Ukrainë...
Nga protestat pro-evropiane në Ukrainë...
Ministria e Kulturës e Ukrainës ka paralajmëruar Kishën Katolike Greke në Ukrainë se do të ngrejë padi, nëse priftërinjtë e saj vazhdojnë të marrin pjesë në protestat pro-evropiane.

Në një letër të publikuar të hënën, ministria ka thënë se aktivitetet fetare të priftërinjve të Kishtës Katolike Greke në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, janë “shkelje e legjislacionit të Ukrainës, në lidhje me lirinë e ndërgjegjes dhe takimeve fetare, të cilat mund të çojnë në anulimin e aktiviteteve të kishës dhe në akuza penale”.

Svyatoslav Shevchuk, udhëheqës i Kishës Katolike Greke në Ukrainë, ka thënë se kisha e tij nuk mund të qëndrojë larg kur ndjekësit e saj kërkojnë ndihmë.

Rreth 4.2 milionë banorë të popullsisë 45.5 milionëshe të Ukrainës i takojnë Kishës Katolike Greke.
XS
SM
MD
LG