Ndërlidhjet

Së paku 25 të vrarë në Bagdad


Bagdad, 13 janar 2014.
Bagdad, 13 janar 2014.
Autoritetet kanë bërë sot të ditur se sulmet me bomba kanë vrarë së paku 25 persona të hënën në Bagdad.

Ato kanë ndodhur derisa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka qëndruar për vizitë zyrtare në këtë vend.

Përgjegjësinë për sulmet, që kanë goditur kryesisht zonat shiite, nuk e ka marrë asnjë grup.

Sulmi më vdekjeprurës ka qenë në lagjen Shab të Bagdadit, ku janë vrarë 10 persona dhe janë plagosur 13 të tjerë.
XS
SM
MD
LG