Ndërlidhjet

Sudani Jugor: Së paku 200 të mbytur në lum


Sudani Jugor
Sudani Jugor
Raportet nga Sudani Jugor thonë se së paku 200 civilë janë mbytur sot në një aksident me traget, në Lumin Nili i Bardhë.

Viktimat kanë bërë përpjekje t’iu ikin luftimeve në qytetin Malakal.

Trageti, i paraparë për 80 njerëz, është mbytur për shkak të mbipopullimit.

Të vdekurit përfshijnë gra dhe fëmijë.

Konflikti midis forcave të presidentit të Sudanit Jugor, Salva Kiir, dhe rebelëve që mbështesin ish-zëvëndësin e tij ka nisur muajin e kaluar.

Mbi 1,000 njerëz raportohet të jenë vrarë deri më tash në luftime.
XS
SM
MD
LG