Ndërlidhjet

Ateisti afgan fiton azilin në Angli në baza fetare


Ilustrim
Ilustrim
Një shtetas i Afganistanit ka fituar azilin në Mbretërinë e Bashkuar në baza fetare – vetëm pasi është ateist.

Avokatët e këtij burri, të cilit nuk i është zbuluar identiteti, thanë të mërkurën se ai kishte arritur në Britani më 2007, kur ishte vetëm 16 vjeç, dhe gradualisht kishte humbur fenë e tij islame.

Ata argumentojnë se i njëjti, si mohues i fesë, do të ishte dënuar me vdekje, nëse do të riatdhesohej për në Afganistan.

Kjo thuhet të jetë hera e parë që një person ka fituar azil në Mbretëri të Bashkuar, në bazë të ateizmit të tyre.

Ekipi ligjor i këtij azilkërkuesi, kishte parashtruar rastin në zyrën britanike të emigrimit, duke u thirr në Konventën e Kombeve të Bashkaura.

Kjo konventë ndërlidhet me statusin e refugjatit, e cila mbron njerëzit nga përndjekja në baza racore, fetare, kombëtare, opinioneve politike, ose pjesëmarrjes në ndonjë grup shoqëror.
XS
SM
MD
LG