Ndërlidhjet

Vdesin 16 kinezë nga zjarri në një fabrikë këpucësh


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 16 punëtorë në krahinën jugore kineze Zheijiang kanë vdekur të mërkurën, pasi fabrika e këpucëve ku punonin u përfshi nga flakët, raportojnë mediet shtetërore.

Zjarrëfikësit kanë arritur që të shpëtojnë 20 punëtorë, në këtë uzinë që gjendet në qytetin bregdetar Venling, njofton televizioni qendror kinez.

Më se tri orë ekipe të shumta të zjarrfikësve nuk kanë arritur që të shuajnë flakët në këtë fabrikë, me rreth 800 metra katror hapësirë.

Të gjithë të mbijetuarit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në spitalet lokale.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, edhe pse jozyrtarisht mediet shkruajnë se një defekt në rrjetin elektrik mund të jetë shkaktari.
XS
SM
MD
LG