Ndërlidhjet

Meksiko: Ushtria lufton kartelet e drogës


Meksiko - Trupat federale të policisë dhe ushtrisë meksikane, (Ilustrim)
Meksiko - Trupat federale të policisë dhe ushtrisë meksikane, (Ilustrim)
Forcat federale janë zbarkuar në shtetin meksikan Michoacan në përpjekje për të ndërprerë dhunën në rritje të ndërlidhur me kartelet e drogës, pasi civiët e armatosur morën kontrollin ndaj një qyteti, ndërsa premtuan se do të vazhdojnë tutje.

Liderët shtetëror janë takuar me autoritetet federale të hënën dhe janë pajtuar që të zbarkojnë 11 helikopterë me 70 agjentë federal për të përkrahur forcat e sigurisë në këtë shtet, në kohën kur civilë të armatosur po patrullojnë rrugëve të Nueva Italia.

‘Vullnetarët’ që kanë rrokur armët me pretekstin për të shpëtuar këtë rajon nga kontrolli i karteleve të drogës, marshuan me 150 makina të dielën në këtë qytet, që paraqet një prej fitoreve më të mëdha të tyre, prej se janë grupuar një vit më parë.

Ministri i brendshëm Miguel Angel Osorio Chong tha sot se siguria e shtetit, i është dorëzuar autoritetet federal.

Guvernatori i Michoacan, Fausto Vallejo tha se masat e sigurisë në qytetin Apatzingan janë përforcuar me më shumë trupa.

Ky qytet është një prej pikave kyçe të karteleve të drogës, ndërsa vigjilantët kanë paralajmëruar se do ta çlirojnë atë shumë shpejt.
XS
SM
MD
LG