Ndërlidhjet

Shtyhet seanca dëgjimore në rastin Politkovskaya


Anna Politkovskaya
Anna Politkovskaya
Gjykata e Qytetit të Moskës ka shtyrë seancën dëgjimore në rastin e vrasjes së gazetares hulumtuese ruse, Anna Politkovskaya.

Gjykata ka shtyrë seancën deri më 20 janar, pasi njëri nga pesë të pandehurit ka thënë se nuk ka avokat.

Gjykatësi Pavel Melekhin ka emëruar një avokat për të pandehurin dhe ka shtyrë seancën duke thënë se avokatit të ri i duhet kohë për të studiuar rastin.

Politkovskaya, një gazetare e zëshme e cila ka raportuar për autokracitë e kryera nga grupet e armatosura në Çeçeni, të mbështetura nga Kremlini, është qëlluar për vdekje në hyrje të apartamentit të saj në Moskë, në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG