Ndërlidhjet

Hong Kongu, ekonomia më e lirë


Hong Kong
Hong Kong
Hong Kongu, territor i administruar nga Kina, mbetet vendi më i lirë në botë në aspektin ekonomik, ndërsa Irani dhe Ukraina janë në mesin e vendeve jo të lira.

Ky është konstatim i një sondazhi vjetor të kryer nga Fondacioni Heritage me seli në Uashington dhe “Wall Street Journal”.

Sondazhi thotë se Hong Kongu mbetet në pozitën e parë për të njëzetën herë me radhë, duke pasur ndërhyrje të kufizuar të qeverisë në ekonomi.

Ai po ashtu thotë se ish-anëtaret e bllokut sovjetik, Estonia, Lituania dhe Republika Çeke kanë fituar liri ekonomike gjatë dy dekadave të fundit dhe janë kryesisht të lira.

Po sipas sondazhit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë pësuar rënie të konsiderueshme dhe tani janë vetëm kryesisht të lira.

Sondazhi thotë se Pakistani, Kina, Rusia dhe Bjellorusia kanë kryesisht ekonomi jo të lira, ndërsa Ukraina, Uzbekistani, Turkmenistani, Irani dhe Venezuela janë ekonomi të shtypura.
XS
SM
MD
LG