Ndërlidhjet

Egjiptianët pro kushtetutës së re


Votimi në Kajro
Votimi në Kajro
Rezultatet preliminare të referendumit kushtetues në Egjipt tregojnë se draft-kushtetuta është miratuar nga shumica dërrmuese e qytetarëve.

Zyrtarët kanë thënë se pjesëmarrja ka qenë mbi 55 për qind dhe se numërimi i deritashëm i votave sugjeron se mbi 90 për qind e atyre që kanë votuar, e kanë miratuar dokumentin.

Qeveria, e mbështetur nga ushtria, ka thënë se referendumi ka pasur për qëllim të rivendosë demokracinë pas përmbysjes së presidentit islamik, Mohammed Morsi.

Nëse rezultatet finale miratojnë kushtetutën e re, ajo do të zëvendësojë kushtetutën e miratuar nga Morsi, më 2012.
XS
SM
MD
LG