Ndërlidhjet

PE miraton rezolutën për Kosovën


Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian ka votuar rezolutën për Kosovën, e cila ka dalë në bazë të raportit vjetor të raportueses Ulrike Lunacek.

Parlamenti ka votuar me 485 vota për dhe 94 kundër.

Lunacek ka thënë se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian është duke penguar zhvillimin e Kosovës, ndërsa kosovarëve ua krijon ndjenjën se janë qytetarë të klasës së dytë.

Rezoluta bën ftesë që të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga Kosova po ashtu kërkohet që sa më shpejt të miratojë reformën zgjedhore.
XS
SM
MD
LG