Ndërlidhjet

Tajlandë: Nga bomba u plagosën 30 protestues


Pamje pas përleshjeve të policislë dhe protestuesve në kryeyeqytetin Bangkok në Taljandë
Pamje pas përleshjeve të policislë dhe protestuesve në kryeyeqytetin Bangkok në Taljandë
Nga një pajisje eksploduese e hedhur kundër protestuesve antiqeveri në Tajlandë, janë plagosur më se 30 vetë.

Ky incident ndodhi sot, derisa marshi i udhëhequr nga kritiku kryesor i qeverisë, Suthpe Thaugsuban, po kalonte afër një universiteti në qendër të kryeqytetit Bangkok.

Zoti Suthpe nuk është lënduar.

Nuk është e qartë se kush e ka hedhur këtë pajisje eksploduese, por ajo me siguri do t’i shtojë tensionet në krizën politike në këtë vend, e cila po zgjatë me muaj.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministres, Yingluck Shinawatra, e akuzuar për korrupsion dhe kukull në duar të vëllaut të saj, Thaksin Shinawatra, ish-kryeministër, që është përmbysur nga ushtria në vitin 2006, për shkak të akuzave për korrupsion.
XS
SM
MD
LG