Ndërlidhjet

Sobotka emërohet kryeministër i Çekisë


Bohuslav Sobotka
Bohuslav Sobotka
Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, ka emëruar udhëheqësin e Partisë Social-Demokrate, Bohuslav Sobotka, për kryeministër.

Emërimi i së premtes pason muaj të bllokimit politik, pas zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet e përgjithshme në tetor janë mbajtur pas rënies së qeverisë së mëparshme, për shkak të një skandali të spiunazhit dhe ryshfetit.

Sobotka ka negociuar një koalicin trepartiak, me lëvizjesn ANO, të udhëhequr nga miliarderi Andrej Babis, dhe me demokristianët.
XS
SM
MD
LG