Ndërlidhjet

Obama premton transparencë në aktivitetet e mbikëqyrjes


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni do të reformojë programet aktuale, do të sigurojë transparencë më të madhe për aktivitetet e mbikëqyrjes dhe do të rrisë masat për mbrojtjen e privatësisë së shtetasve amerikanë.

Në një fjalim televiziv të premten, ai ka thënë se ia ka barë të qartë komunitetit të inteligjencës se, nëse nuk ka një qëllim bindës për sigurinë kombëtare, “ne nuk do të monitorojmë komunikimet e krerëve të shteteve dhe qeverive”.

Fjalimi vjen pas një debati të nxhetë për qëllimin e programeve të mbikëqyrjes të SHBA-së, pas dokumenteve sekrete në lidhje me to, të cilat kanë rrjedhur në publik nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë thonë se masat e përshkruara nga Obama përbëjnë reformën më të rëndësishme të programit të mbikëqyrjes amerikane prejse Obama ka marrë drejtimin e SHBA-së.
XS
SM
MD
LG