Ndërlidhjet

Bagdadi paralajmëron Turqinë kundër naftës kurde


Irak
Irak
Bagdadi ka kërcënuar se do të marrë masa kundër Turqisë, Qeverisë kurde të Irakut dhe çdo kompanie të huaj, të përfshirë në eksportimin e naftës nga rajoni autonom kurd në Turqi, pa lejen e tij.

Ministri i Naftës, Abdul Kareem Luaibi, ka thënë se qeveria është duke përgatitur aksione ligjore kundër Ankarasë dhe do të fusë në listë të zezë çdo kompani të përfshirë.

Paralajmërimi vjen pas tensioneve në rritje për naftën, midis rajonit kurd të Irakut dhe Bagdadit.
XS
SM
MD
LG