Ndërlidhjet

Takimi Fuele-bosnjakët përfundon pa marrëveshje


Sarajevë - Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fule pas takimit me liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës, 18 janar, 2014
Sarajevë - Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fule pas takimit me liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës, 18 janar, 2014
Mbaron pa asnjë rezultat konkret takimi në Sarajevë, ndërmjet të zyrtarëve evropian dhe liderëve të Bosnjes e Hercegovinës për reformën kushtetuese në këtë shtet.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fuele ka nisur mbrëmë pas darke bisedimet me shefat e partive më të mëdha politike në Bosnje në lidhje me rastin ‘Sejdic-Finci’.

Ky rast, nënkupton ndryshimin e predispozitave diskriminuese në Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili do t’i mundësonte popujve pakicë që të kandidohen në zgjedhjet për funksionet më të larta shtetërore.

Deri më tani, në këto poste u lejohet të kandidojnë vetëm serbëve, myslimanëve boshnjak dhe kroatëve, dhe jo kombeve të tjera në Bosnje e Hercegovinë.

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Stasbourg, pesë vjet më parë ka marr vendim në dobi të romit dhe çifutit Derve Sejdiq dhe Jacob Finci, të cilët kërkuan mundësi për kandidim në zgjedhjet boshnjake.

Gjykata evropiane prej atëherë kërkon nga autoritetet e Bosnjës që të miratojnë ndryshimet e kërkuara në Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës, në atë pjesë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
XS
SM
MD
LG