Ndërlidhjet

Konfiskohet prona e kandidatit opozitar për Stambollin


Stambolli (Ilustrim)
Stambolli (Ilustrim)
Autoritetet turke kanë konfiskuar të shtunën asete të kandidatit kryesor opozitar për postin e të parit të Stambollit, të cilat pritet të zhvillohen gjatë muajit mars, njoftojnë mediet lokale.

Fondi turk i Sigurimit dhe i Kursimit lajmëroi se ky sekuestrim është urdhëruar të premten, pasi Mustafa Sarigul dhe nëntë individ të tjerë, nuk kanë arritur të paguajnë një kredi në vlerë prej 2.6 milion euro që kur është marr në vitin 1998, shkruan sot gazeta Hurriyet.

Sarigul, që është kandidat i Partisë Popullore Republikane për kryetar të Stambollit në zgjedhjet e 30 marsit, e ka përshkruar këtë konfiskim si një provokim të rëndë.

“Ky incident s’është asgjë më shumë e as më pak, sesa një shenjë e manipulimit politik të shtyrë nga paniku i institucioneve shtetërore”, ka thënë Sarigul për Hurriyet.

Qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka nisur një fushatë të gjerë kundër rivalëve të vet, në veçanti në polici, e cila demaskoi publikisht një hetim të gjerë për korrupsion në nivel vendi, ku të përfshirë ka edhe nga kabineti qeveritar.

Sarigul shihet si sfiduesi kryesor i kryetarit aktual të Stambollit Kadir Topbas, nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) që është në pushtet tash e tri mandate.
XS
SM
MD
LG