Ndërlidhjet

Gjermania përkrah Francën në Rep. Qëndrore Afrikane


Ilustrim
Ilustrim
Gjermania jep sinjal se evropianët së shpejti do të dërgojnë trupa shtesë në Republikën Qëndrore Afrikane, të përfshirë nga lufta civile.

“Evropa nuk mund ta lë Francën të vetme, në përpjekjet e saj për të rikthyer paqen në Republikën Qëndrore Afrikane”, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier në një intervistë e cila do të botohet të dielën.

Steinmeier i bëri këto komente për gazetën Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, në prag të takimit të ministrave të jashtëm, në Bruksel.

Shefat e diplomacive evropiane do të diskutojnë të hënën në selinë e Bashkimit Evropian planet për dërgimin e trupave paqeruajtëse evropiane, për të ndihmuar ushtarët francez dhe afrikan në Republikën Qëndrore Afrikane.

Franca ka rreth 2000 trupa paqeruajtëse në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG