Ndërlidhjet

Lëndohen dy palestinez nga sulmi izraelit në Gaza


Ilustrim
Ilustrim
Dy palestinez janë lënduar, njëri rëndë, gjatë një sulmi ajror izraelit të dielën në Gaza, në të cilin operacion ushtria izraelite thotë se kishte për cak një militant të Xhihadit Islamik.

Zëdhënësi i shërbimit emergjent në Gaza, Ashraf al-Qudra tha se një motoçikletë është goditur gjatë këtij sulmi në lagjen veriore Saftavi, duke e lënduar rëndë ngasësin e saj një burrë 22 vjeç.

I lënduar ka mbet edhe një 12 vjeçar i cili kishte qëlluar skaj rrugës, kur ka ngjarë shpërthimi.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer këtë sulm, duke thënë se kishte cak një “operativ të lartë” të lëvizjes radikale Xhihadi Islamik, me emrin Ahmad Saad, i cili akuzohet për planifikim të një sulmi në Izrael.

“Saad është personalisht përgjegjës për lëshimin e pesë raketave në drejtim të Ashkelon më 16 janar 2014, të cilat i kemi rrëzuar fal mburojës tonë anti-raketore”, ka thënë ushtria përmes një komunikate për shtyp.

22 vjeçari i lënduar nga ky sulm, sipas raporteve të mjekëve, nuk thuhet se është Saad, ose që i takon lëvizjes radikale.

Që nga 1 janari i këtij viti, tetë raketa janë lëshuar nga Gaza dhe kanë shpërthyer në Izrael, ndërsa pesë të tjera janë rrëzuar nga sistemi anti-raketor izraelit.
XS
SM
MD
LG