Ndërlidhjet

20 milion njerëz viktima të hakerëve në Korenë e Jugut


Ilustrim
Ilustrim
Janë vjedh të dhënat personale të mbi 20 milion klientëve të bankave dhe kredit kartelave në Korenë e Jugut, njoftoi të dielën rregullatori shtetëror.

Rregullatori financiar në Seul, konfirmoi të dielën se numri i përgjithshëm i përdoruesve të prekur nga ky fenomen është të paktën 20 milion, në shtetin i cili ka 50 milion banorë.

Të dhënat e vjedhura përfshijnë emrat e klientëve, numrat e tyre të sigurimit social, numrat e telefonit, numrat e kredit-kartelave dhe datat e skandecës, njoftoi përmes një komunikate për shtyp Shërbimi Mbikëqyrës Financiar (FSS).

Sipas hetimeve të para, del se një punëtor ka nxjerr këto të dhëna nga sistemi, dhe ia ka shitur të njëjtat disa kompanive të marketingut, thotë FSS.

Kjo vjedhje e të dhënave është më e madhja ndonjëherë në këtë shtet.

Shumë firmave të huaja në Korenë e Jugut u janë vjedh të dhënat personale të klientëve të tyre në vitet e fundit, qoftë përmes sulmeve të hakerëve ose nga nëpunësit e brendshëm.
XS
SM
MD
LG