Ndërlidhjet

Kabul: 12 civilë dhe 5 militantë vriten në sulmet ajrore


Ilustrim
Ilustrim
Dymbëdhjetë civil kanë vdekur gjatë një sulmi ajror amerikan këtë javë në krahinën Parvan të Afganistanit, raportoi të dielën një panel hetues që ishte ngarkuar nga presidenti Hamid Karzai për të hulumtuar këtë incident.

Në mesin e 12 viktimave janë pesë fëmijë.

Raporti i këtij grupi, thotë se pesë militant taleban kanë vdekur po ashtu, gjatë sulmeve ajrore të së martës.

Të dhënat e sakta për viktimat e këtij incidenti, që ngjau në qarkun Seyad Gerd të krahinës Parvan, ka qenë temë e debateve disa ditëshe në këtë shtet.

Raportet e para të qeverisë në Kabul ishin se një grua me shtatë fëmijë, kishin humbur jetën nga ky sulm ajror.

Më pastaj aleanca e NATO-së, kishte thënë se vetëm dy civilë ishin vrarë gjatë operacionit ushtarak, pas sulmit që talebanët i bënë trupave të huaja.

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka dënuar fuqimisht këtë incident.

Ai në vazhdimësi i bënë thirrje ushtrisë amerikane që të ndal sulmet në fshatrat e largëta afgane, në përpjekjet e për të luftuar talebanët, pasi më së shumti po pësojnë civilët.
XS
SM
MD
LG