Ndërlidhjet

Arrestohen 38 anëtarë të narko-kateleve meksikane


Ilustrim
Ilustrim
Forcat meksikane të sigurisë kanë prangosur 38 persona në rajonin problematik Michoacan, përfshirë edhe shefin e narko-kartelit famëkeq “Knights Templar”, lajmërojnë autoritetet e atjeshme.

37 vjeçari, Jesus Vasquez Macias, i cili njihet ndryshe si “El Toro”, është kapur bashkë me dy burra të tjerë, dhe është akuzuar për krim të organizuar, konfirmoi sekretari i përgjithshëm i sigurisë kombëtare në Meksiko.

Vasquez Macias, është zënë në afërsi të qytetit portual Lazaro Cardenas, ndërsa udhëheq për disa vite me grupit “Knights Templar” të cilët veprojnë kryesisht në Michoacan, thotë Monte Alejandro Rubido Garcia.

Forcat federale kanë hyrë së fundi në Michoacan, që gjendet në perëndim të Meksikos, dhe po mundohet që të çarmatosin grupet civile, dhe të largojnë narko-kartelet nga qytetit, të cilat kontrollojnë pjesë të mëdha të krahinës.
XS
SM
MD
LG