Ndërlidhjet

Thaçi, Lunacek: E vetmja e ardhme e Kosovës është ajo evropiane


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se në takim është folur për reformën zgjedhore, për procesin e tranzicionit të misionit të EULEX-it, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Ishte konstatim i përbashkët se e vetmja e ardhme e Kosovës, është ajo evropiane”, ka shkruar Thaçi.
XS
SM
MD
LG