Ndërlidhjet

Bruksel: Shqiptarët protestjnë kundër Serbisë


Ilustrim
Ilustrim
Rreth 200 përfaqësues të komunitetit shqiptar në Bruksel kanë protestuar të hënën përpara ndërtesës së Shërbimit të Jashtëm Evropian, kundër negociatave të përafrimit të Serbisë me BE-në, që pritet të nisin nesër.

Duke e konsideruar Serbinë përgjegjëse për luftrat në Ballkan, pjesëmarrësit janë shprehur të zhgënjyer ndaj Bashkimit Evropian që ka nxituar të mbështesë Beogradin pa respektuar kushtin paraprak të njohjes së Kosovës dhe pa kërkuar falje për genocidin e kryer gjatë viteve 1998-1999.

Protesta është realizuar me lejen e policisë belge, raportojnë mediat më Tiranë.
XS
SM
MD
LG