Ndërlidhjet

SHBA: Dërgohet emisari për lirimin e amerikanit nga K. Veriore


Kenneth Bae
Kenneth Bae
Zyrtarët në Uashington thonë se janë të përgatitur për ta dërguar një emisar në Koren Veriore, në kaudër të përpjekjeve për ta sjellë në shtëpi shtetasin amerikan, Kenneth Bae, pasi ai u paraqit para gazetarëve në Phenian duke kërkuar ndihmë për lirimin e tij.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetin, Jen Paski, tha se Uashingtoni mbetet “shumë i shqetësuar” për shëndetin e misionarit, Kenneth Bae, i arrestuar në nëntor të vitit 2012 dhe i dënuar me 15 vjet punë të rëndë në një burg të Koresë Veriore, me akuza se ka synuar përmbysjen e qeverisë në këtë vend.

Kenneth Bae dje ishte lejuar të fliste me një grup të vogël të reporterëve në Korenë Veriore.

Ai ka pranuar “keqbërje” dhe i ka bërë thirrje qeverisë amerikane që të ndihmoj në lirimin e tij, në mënyrë që ai sa më shpejt të mund të kthehet te familja e tij në Shtetet ne Bashkuara.
XS
SM
MD
LG