Ndërlidhjet

HRW: SHBA – shembull i rrezikshëm me vëzhgimin elektronik


Organizata Human Rights Watch thotë se Shtetet e Bashkuara po krijojnë një shembull të rrezikshëm për botën me programet e veta gjithëpërfshirëse të mbikëqyrjes.

HRW, në raportin e vet vjetor të publikuar sot, thotë se ekziston rrezik se programet e vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara do tu japin qeverive arsyetim për ta shtuar censurën në Internet.

Raporti thotë se qeveria amerikane ishte “e pozicionuar në mënyrë unike për t’i monitoruar komunikimet globale”, derisa pjesa më e madhe e aktiviteteve në Internet lëvizë nëpër territorin e Shteteve të Bashkuara ose në kompani, dhe këto veçanërisht bartin përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Kenneth Roth, tha se presidenti amerikan, Barack Obama, nuk ka shkuar aq larg sa duhet, javën e kaluar, kur ai i paraqiti kufizimet në aktivitetet e monitorimit nga ana e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG