Ndërlidhjet

Edhe një stuhi bore në SHBA


Ilustrim
Ilustrim
Bregdeti lindor i Shteteve të Bashkuara po përballet me stuhinë e dytë masive për këtë dimër.

Zyrat qeveritare në Uashington, ashtu si edhe shkollat në disa shtete janë mbyllur.

Në Nju Jork, bora ka nisur të bie qysh në mëngjes dhe autoritetet paralajmërojnë për kushte të rrezikshme në rrugë.

Mbi 2,000 fluturime tashmë janë anuluar për dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Stuhia e re vjen vetëm dy javë pas të ftohtit polar që ka goditur gjysmën lindore të SHBA-së, duke shkaktuar edhe dhjetëra viktima.

Shërbimi i Motit ka paralajmëruar se temperaturat, sot dhe nesër, do të arrijnë në -18 gradë Celsius në disa zona.
XS
SM
MD
LG