Ndërlidhjet

Tajlanda shpall gjendje të jashtëzakonshme


Kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra.
Kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra.
Qeveria e Tajlandës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Bangkok dhe provincat përreth, e cila ka hyrë në fuqi sot dhe do të zgjasë për 60 ditë.

Dekreti i jep qeverisë kompetenca të gjera për t’u përballur me trazirat.

Protestat antiqeveritare kanë bllokuar për javë të tëra pjesë të kryeqytetit, në përpjekje për të detyruar kryeministren Yingluck Shinawatra që të japë dorëheqje.

Protestuesit akuzojnë qeverinë e Yingluckut se shërben për interesa të vëllait të saj, ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, i cili është përmbysur nga një grushtshtet në vitin 2006, pasi është akuzuar për korrupsion dhe abuzim të pushtetit.

Yingluck ka refuzuar të japë dorëheqje dhe ka shpallur zgjedhjet më 2 shkurt.
XS
SM
MD
LG