Ndërlidhjet

Obama viziton Evropën në mars


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të vizitojë Evropën nga data 24 mars deri më 27 të po atij muaji.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti do të qëndrojë në Holandë, ku do të marrë pjesë në një samit bërthamor, të organizuar nga Qeveria holandeze, pastaj në Bruksel për samitin SHBA-BE dhe në Romë për të takuar Papa Françeskun.

Në deklaratë thuhet se Obama do të diskutojë me Papën “angazhimin e tyre të përbashkët në luftimin e varfërisë dhe pabarazisë në rritje”.

Në Romë, Obama do të takojë edhe udhëheqësit italianë.
XS
SM
MD
LG