Ndërlidhjet

Kryeministri ukrainas kërcënon protestuesit


Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov.
Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov.
Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka thënë se zyrtarët do të përdorin forcën kundër protestuesve antiqeveritarë, nëse “provokatorët” nuk i ndalojnë aktivitetet e tyre.

“Nëse provokatorët nuk ndalojnë, qeveria nuk do të ketë zgjidhje tjetër, pos të përdorë forcën, për të cilën ka autoritet në përputhje me ligjin për mbrojtjen e qytetarëve”, ka thënë Azarov për mediat ruse.

Ai ka mohuar se qeveria do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa përgjegjësinë për përleshjet midis protestuesve dhe policisë ua ka hedhur partive opozitare.

Protestat në Ukrainë kanë nisur në fund të nëntorit, kur presidenti Viktor Yanukovych ka refuzuar një marrëveshje të asociimit me Bashkimin Evropian, në favor të marrëdhënieve më të mira me Rusinë.
XS
SM
MD
LG