Ndërlidhjet

Vritet një militant në prag të Olimpiadës


Dagestan
Dagestan
Policia në Kaukazin Verior të Rusisë ka vrarë një militant të lartë islamik, në prag të Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen muajin e ardhshëm në Soçi.

Komiteti Anti-terrorizëm i Rusisë ka thënë se Eldar Magatov është vrarë në një betejë të armatosur me forcat e sigurisë, në Dagestan.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë emëruar katër gra, që dyshohet se planifikojnë sulme terroriste gjatë Olimpiadës.

Ato janë: Ruzanna Ibragimova, Zaira Allieva dhe Dzannet Tshakhaeva nga Dagestani, si dhe Oksana Aslanova nga Turkmenistani.

Ato quhen “të veja të zeza”, pasi burrat e tyre janë vrarë nga forcat ruse në Kaukazin Verior si militantë të dyshuar islamikë.

Autoritetet thonë se gratë mund të përpiqen të marrin hak për vdekjen e burrave të tyre.
XS
SM
MD
LG