Ndërlidhjet

Snowden: Kam vepruar i vetëm


Edward Snowden
Edward Snowden
Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka hedhur poshtë sugjerimet se ai është spiun rus, duke thënë se ka vepruar i vetëm në zbulimin e programeve të mbikëqyrjes të SHBA-së.

Në deklaratat që ka publikuar revista “The New Yorker”, Snowden, 30 vjeç, ka thënë se “nuk ka pasur ndihmë nga askush, e aq më pak nga ndonjë qeveri”.

Të dielën, Mike Rogers, kryetar i Komitetit të Inteligjencës, pranë Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ka thënë se është duke hetuar nëse Snowden është ndihmuar nga Rusia në vjedhjen dhe zbulimin e sekreteve të Qeverisë amerikane.

Snowden kërkohet nga autoritetet në Uashington nën akuzat për spiunazh.

Rusia i ka ofruar atij azil të përkohshëm në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG