Ndërlidhjet

Yanukovych takon liderët e opozitës


Kiev, 22 janar 2014.
Kiev, 22 janar 2014.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka takuar liderët e opozitës, derisa policia speciale ka pastruar qendrën e Kievit nga barrikadat që kanë ngritur protestuesit antiqeveritarë.

Përleshjet e sotme midis policisë dhe protestuesve kanë rezultuat me së paku tre persona të vrarë.

Aktivistët thonë se dy persona janë qëlluar pë vdekje nga policia, por Ministria e Brendshme ka thënë se policia nuk ka përdorur municion të vërtetë.

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka thënë sot se protestat antiqeveritare kanë sjellë në rrugë “terroristët” dhe ka paralajmëruar se të gjitha “veprimet kriminale” do të ndëshkohen.
XS
SM
MD
LG