Ndërlidhjet

Bie borxhi qeveritar në Eurozonë


Ilustrim
Ilustrim
Borxhi qeveritar në Eurozonë ka rënë për herë të parë në gjashtë vjet, në çerekun e tretë të vitit 2013.

Agjencia e Statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, ka thënë se proporcioni i borxhit qeveritar me bruto-prodhimin e brendshëm, në zonën 17-anëtarëshe, ka rënë në 92.7 për qind në çerekun e tretë, karahasuar me çerekun paraprak, kur ka qëndruar në 93.4 për qind.

Rënia ndodh për herë të parë që prej çerekut të fundit të vitit 2007, ka thënë Eurostat.
XS
SM
MD
LG