Ndërlidhjet

Assad s’do të japë dorëheqje


Ilustrim
Ilustrim
Ministri për Informacion i Sirisë ka thënë se presidenti Bashar al-Assad nuk do të japë dorëheqje.

Omran al-Zohbi u është përgjigjur disa kërkesave të delegatëve në negociatat për Sirinë, që po zhvillohen në Montre të Zvicrës.

“Nëse doni të mbështesni Al Kaidën, vetëm vazhdoni”, ka thënë al-Zohbi në margjina të konferencës.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se nuk ekziston asnjë mënyrë që Assad të mbetet me qeverinë e tranzicionit.

Komente të ngjashme janë bërë edhe nga opozita siriane, si dhe Arabia Saudite.

Rusia, ndërkaq, ka paralajmëruar kundër imponimit të ndryshimit politik nga jashtë.

Konferenca mbledh për herë të parë delegatët e opozitës dhe anëtarët e regjimit të presidentit të Sirisë, prejse ka nisur konflikti civil në këtë vend në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG