Ndërlidhjet

LDK: Deklarime boshe të qeverisë për integrimet


Logo e LDK-së
Logo e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqëtësimin e saj për, siç ka thënë, procesin e degraduar të integrimeve evropiane dhe për zhvillimet shqetësuese në procesin e liberalizimit të vizave.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë të martën se “liberalizimi i vizave nuk do të bëhet gjatë këtij viti”.

Kjo deklaratë, sipas LDK-së, dëshmon se shteti i Kosovës nuk i ka përmbushur obligimet e zotuara ndaj procesit të integrimeve evropiane, ndërsa për këtë nuk mund të fajësohet askush tjetër përveç Qeverisë së Kosovës.

“Deklarimet se agjenda evropiane është prioritet i Qeverisë janë vetëm deklarata boshe dhe nuk e ndihmojnë procesin”, thuhet pos tjerash në reagimin e LDK-së.
XS
SM
MD
LG