Ndërlidhjet

Letoni: Parlamenti votoi për femrën e parë kryeministre


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Riga
Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Riga
Parlamenti i Letonisë sot ka votuar në favor të koalicionit të ri qeveritar të qendrës së djathtë, që kryesohet nga Laimdota Straujuma, femra e parë kryeministre e këtij vendi.

Ajo është nominuar pasi kryeministri i mëparshëm, Valdis Dombrovskis, ka dhënë dorëheqje në muajin nëntor, lidhur me shkatërrimin e kulmit të një qendre tregtare në kryeqytetin Riga, me ç’rast ishin vrarë 54 vetë.

Dombrovskis pat deklaruar se e merr “përgjegjësinë politike” për tragjedinë në qendrën tregtare.

Kryeministrja e re, Laimdota Straujuma, ish-ministre e bujqësisë, nga shtypi lokal shpeshherë quhet “Merkel e Letonisë”.
XS
SM
MD
LG